SHBA kthejnë në Itali ikonën e shenjtorit të vjedhur në shekullin 14-të

12 Dhjetor 2016 - 11:08      

Një ikonë (ilustrim ) e vjedhur e shekullit të 14-të të një shenjtori katolik u kthye të premten në Itali, ku do të vendoset në një muze, thanë zyrtarët doganorë të SHBA-së.

Ngjyrë, tempera dhe ilustrimi i artë i Saint Lucy kishte kaluar dekada në Muzeun e Artit në Cleveland të SHBA-ve, e cila e bleu atë në mirëbesim në vitin 1952, tha Agjencia e Emigracionit dhe Doganave, ku ndër të tjera u tha se objekti u dorëzua me një ceremoni në Ambasadën italiane, transmeton Koha.net.

Pas një hetim dyvjeçar u tha se ikona, një fletë e librit, ishte vjedhur dhe muzeu e dorëzoi atë tek autoritetet e SHBA-ve, pasi muajin e kaluar një tjetër fletë e vjedhur nga i njëjti libër u shfaq në tregun zviceran. Kjo fletë gjithashtu u kthye në Itali.

Fleta , e cila kishte përmasa rreth 17.4 inç (44.3 cm) me 13.9 inç (35.2 cm), është marrë nga një faqe në një lloj libri himnesh fetare, krijuar rreth vitit 1340. I njohur si Codex D, dorëshkrimi i plotë është në një muze në Castelfiorentino, pranë Firences.

Agjencia doganore nuk tha se si apo kur kjo ikonë ishte vjedhur. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...