Foto: Reuters

Hapet për trafikun tuneli më i gjatë në botë

12 Dhjetor 2016 - 09:40      

Tuneli më i gjatë në botë në Zvicër, që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit nga veriu në jug të Evropës, u hap dje për trafikun, sipas federatës zvicerane të hekurudhave.

Kjo vepër u ndërtua për 17 vite dhe kushtoi rreth 11 miliardë euro.

Ky tunel i quajtur GBT (Gotthard Base Tunnel) mes qyteteve të Zyrihut dhe Luganos ka një gjatësi prej 57 kilometrash dhe kalon mespërmes malit Saint-Gothard në Alpe.

Ky tunel u inagurua më qershor nga presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Johan Schneider Ammann, në prani të presidentit francez, François Hollande, të kancelares gjermane, Angela Merkel, të kryeministrit italian, Matteo Renzi dhe të kancelarit austriak, Christian Kern.

Pas kësaj vepre zvicerane, tunelet e tjerë më të gjatë në botë janë ai i Seikan në Japoni (53,9 kilometra) dhe Tuneli i La Manshit mes Francës dhe Britanisë së Madhe (50,3 kilometra). 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...