“Bli kroatisht” me prodhime serbe, si reagoi kryetarja e Kroacisë

7 Dhjetor 2016 - 18:29      

Kryetarja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq sot në Rjekë ka deklaruar se ka verifikuar përmbajtjen e shportës nga e cila shpërndante ëmbëlsira në Ditën e Mbrojtësve të Atdheut dhe se u befasua për keq kur ndau çokollata nga prodhuesi serb, transmeton Koha.net.

"Jam shumë e zhgënjyer sepse personalisht e përfaqësoj fushatën “Bli kroatisht”. Në atë shportë ka pasur prodhime që nuk kanë qenë të prodhimit kroat e që gjenden në tregun kroat. Kryetarja kroate duhet të prapagojë prodhimet kroate dhe kjo gjë më nuk do të ndodhë”, ka thënë Grabar Kitaroviq duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Ajo ka shtuar se është vërtetuar se një firmë kroate nga Vukovari e kishte paketuar shportën, njofton Index.hr.

“Iu kërkojmë falje prindërve që i morën këto çokollata dhe atyre do t’iu dërgojmë prodhime kroate”, ka thënë Grabar Kitaroviq.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...