2 Dhjetor 2016 - 09:15
Në imazhet e kamerave të sigurisë, të datës 29 shtator dhe të publikuara të mërkurën nga policia e Nju Jorkut, vërehet një burrë që kalon një rrugë në lagjen e “Diamanteve”, në zemër të Manhatanit, më pas shikon kamionin dhe drejtohet për nga automjeti para se të marrë kovën, që përmbajtja vlerësohet në rreth 1,6 milionë dollarë.
Pavarësisht vlerës së ngarkesës, dyert e kamionit janë krejtësisht të hapura dhe asnjë agjent i sigurisë nuk ndodhet tek mjeti apo aty pranë, sipas imazheve të videove.
Disa imazhe të tjera tregojnë të njëjtin person, disa metra më larg, që mban kovën dhe largohej duke ecur në këmbë.
Policia e Nju Jorkut ka nxjerrë një njoftim për kërkim të këtij burri me origjinë hispanike mosha e të cilit mendohet mes 50 dhe 60 vjeç, sipas autoriteteve, dy muaj pas ngjarjes.
Kjo lagje është e famshme për numrin e lartë të butikëve dhe punishteve të argjendarisë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...