Policia kanadeze detyron shoferët e dehur të dëgjojnë Nickelbackun

30 Nëntor 2016 - 11:29      

Forca policore kanadeze është duke kërcënuar shoferët e dehur se do t’i ndëshkojë duke i detyruar që të dëgjojnë këngët e rok-bendit të njohur Nickelback.

Shërbimi Policor i Kesingtonit ka paralajmëruar se kushdo që kapet duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, do të detyrohet që të dëgjojë albumin e tretë të Nickelbackut, “Silver Side Up”, gjatë dërgimit në stacionin e policisë, transmeton Koha.net.

Ky departament i policisë, i cili shërben për 146,283 banorë të Prince Edward Island, këtë ndëshkim e ka paralajmëruar përmes faqes së saj zyrtare në Facebook.

“Kur t’ju kapim, dhe ne do t’ju kapim, përveç gjobës së rëndë, akuzës penale dhe një vit pezullim për vozitje, do t’ju ofrojmë një bonus dhuratë - gjatë rrugës për në burg do të detyroheni të dëgjoni këngët e Nickelbackut”, shkruan në postimin e policisë kanadeze.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...