Studim i ri: në Universitet do të hyhet me…ADN

29 Nëntor 2016 - 14:04      

Gjurmët e suksesit tonë në jetë përveç vullnetit, e ndoshta edhe fatit, fshihen më së shumti tek ADN-ja jonë. Sipas një grupi studiuesish, ky zinxhir bart suksesin dhe prirjet në jetët tona.

E në këtë prizëm studiues të Universitetit të Suseksit në Britaninë e Madhe kanë përqendruar punën e tyre në studimin e gjenetikës për të kuptuar sesi ndikon ajo në edukimin tonë. Këtë fushë studimore ata e kanë quajtur “gjenomet edukative”.

Në një artikull të publikuar në “The Conversation”, lektorja Darya Gyasina thotë se në një të ardhme jo fort të largët, provimet universitare mund të zhduken dhe të zëvendësohen me analizimin e ADN-së së një personi për të përcaktuar fushën ku ai është i prirur dhe ka më shumë mundësi që të ketë sukses.

Këtij pohimi i vjen në ndihmë edhe një studim masiv i muajit maj i Universitetit të Kalifornisë së Jugut, ku u analizuan të dhënat gjenetike të 300 mijë personave dhe u gjetën një numër i madh gjenesh që kishin të bënin me edukimin.

Studimi arriti në përfundimin se janë mbi 74 gjene që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me suksesin në arsimim dhe disa kombinime të tyre që lidhen me një sukses akoma më të madh, transmeton tch. Gjithsesi, autorët e këtij studimi theksojnë se lidhja mes llojit të gjenomit dhe suksesit në arsimim në jetë është modeste, rreth 0.43 për qind e kontributit total të ADN-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...