Vajza misterioze identifikohet, por refuzon të kthehet me të atin suedez [foto]

23 Nëntor 2016 - 20:01      

Babai i mërzitur i studentes suedeze që endej si e pastrehë rrugëve të Romës, ka treguar se ajo tani refuzon që të kthehet në shtëpi, transmeton koha.net.

Embla Jauhojarvi, që tani është 21 vjeçare u ka thënë prindërve të saj se dëshiron që të vazhdoj të flejë rrugëve pasi refuzoi prindërit e saj dhe kthimin në Suedi.

Pas ribashkimit emocional të tyre në ambasadën suedeze, babai i saj i shqetësuar ka thënë për mailonline: “Ajo është e dobët. Embla nuk është vetvetja. Ajo është një person tjetër. Ajo mezi na flet neve”.

“Ajo dëshiron që të kthehet të jetojë në rrugë. Ajo nuk dëshiron që të kthehet në shtëpi.
“Ne dëshirojmë ta marrim atë në Suedi, por është shumë e vështirë. Nëse ajo do të ishte në Suedi, do të ishte shumë më e lehtë” ka thënë babai, transmeton koha.net.

Biznesmeni 54 vjeçar duke qarë ka thënë: “Si munden autoritetet italiane ta lejojnë të kthehet në rrugë. Ajo nuk është mirë”.
“Unë nuk mund ta lë atë të kthehet e të flejë në rrugë e të lypë ushqim”.
Embla, e cila ka ikur nga shtëpia gjashtë muaj më parë, arriti në ambasadën Suedeze në Itali e rrethuar nga punëtorët social për tu takuar me nënën e saj dhe babain.

Embla, e cila vuan nga sindromi i Asperger, ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtarë, kur fotot e saj, duke fjetur në Romë, u postuan në rrjetet sociale.


Lexoni edhe : Vajza misterioze që endet rrugëve të Italisë e që flet anglisht dyshohet të jetë gjermane [video]

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...