Përfaqësuesi arab thërret ezanin në Parlamentin e Izraelit

15 Nëntor 2016 - 11:23      

Jerusalem, 15 nëntor – Deputeti arab në Parlamentin e Izraelit, Ahmed al-Tibi ka thirrur ezanin në Knesset në shenjë proteste kundër projektligjit, i cili në disa pjesë të Izraelit ndalon përdorimin e altoparlantëve në xhami për t’i ftuar besimtarët në namaz.

Al-Tibi në seancën e Parlamentit doli në foltore dhe thirri ezanin, me çka shkaktoi zemërimin e deputetëve të tjerë izraelitë, të cilët filluan të ndërhyjnë, kurse disa edhe dolën nga salla, raporton AA.

Lideri i Lëvizjes Arabe për Ndryshime (Te'al) theksoi se me këtë veprim ka shprehur kundërshtimin ndaj projektligjit, i cili parashikon heshtjen e thirrjes për namaz në xhamitë e Jerusalemit Lindor dhe të komuniteteve arabe në Izrael. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...