Kufiri shtetëror Kroaci – B e H edhe nëpër një stadium!

10 Nëntor 2016 - 13:56      

Një stadium sportiv është i ndarë ndërmjet dy shteteve të dala nga ish- Jugosllavia, transmeton Koha.net.

Shpërbërje Jugosllavisë ka krijuar një “absurd sportiv” në qytetin Kostajnica në Republikën Serbe, përkatësisht në B e H në kufirin me Kroacinë ankohet “Kurir”, gazetë e Beogradit.

Kufiri i stadiumit, sipas kësaj gazete kalon nëpër fushën futbollit. Një e treta e stadiumit i takon Kroacisë, ndërsa pjesa tjetër Republikës Serbe, përkatësisht Bosnjë e Hercegovinës.

“Kufiri kalon përmes terrenit tonë dhe del nga ai afër flamurit të këndit të fushës. Praktikisht luajmë në territorin e dy vendeve”, thotë kryetari i klubit “Partizan” që bart emrin dhe fanellat e klubit me këtë emër nga Beogradi, Zoran Avramoviq.

“Kur topi del pak më tutje veriut të vijës anësor, ai që shkon pas topit duhet ta ketë, për çdo rast, pasaportën me vete. Kufitarë kroatë ende nuk na i kanë kërkuar pasaportat, por, po, ua kërkojnë bujqve që shkojnë për ta punuar tokën” shton ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...