Elefantët e bardhë mistik në ceremoninë e zisë kombëtare për mbretin e Tajlandës

9 Nëntor 2016 - 10:01      

Bangkok, 9 nëntor – Dhjetëra elefantë të pluhurosur me të bardhë për të ngjasuar me elefantët e bardhë mistik, morën pjesë në ceremoninë mbretërore me rastin e vdekjes së mbretit të Tajlandës, Bhumibol Adulyadej.

Gjitarët gjigantë mbretëror u sollën në Bangkok nga kryeqyteti i vjetër Ayuthaya dhe në kohën kur spektatorët e ceremonisë së zisë kombëtare po shikonin ceremoninë me vëmendje, elefantët ndaluan dhe u përkulën duke bërë një minutë heshtje për mbretin i cili ndërroi jetë më 13 tetot, në moshën e tij 88 vjeçare.

Aktualisht, siç transmeton AA, shteti është në periudhën njëvjeçare të të mbajturit zi për mbretin e vdekur.

Në Tajlanëdë elefantët llogariten si kafshë kombëtare dhe paraqesin simbol të statusit shoqëror dhe të prestigjit.

Para se ushtria të përmbysë monarkinë e shtetit në vitin 1932, flamuri shtetëror ishte me një elefant të bardhë që qëndronte shtrirë duke pushuar në një fushë të kuqe, dhe më vonë ka marrë pamjen me të cilën njihet sot, me vija të bardha, të kuqe dhe të kaltërta.

Elefantët albino nuk lindin tërësisht të bardhë, por në ceremonitë zyrtarë mbretërore ata pluhurosen me pluhur të bardhë duke marrë pamjen tradicionale.

Legjenda thotë se mbretërit e lashtë të Siamit, tani Tajlandë, u kanë dhuruar nga një elefant të bardhë oborrtarëve të ndryshëm në mënyrë që ti shkatërrojnë ata financiarisht, nga shkaku i kostos shumë të lartë për përkujdesje që kanë elefantët e bardhë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...