Toblerone zemëron britanikët me boshllëkun e çokollatës pas Brexit [foto]

8 Nëntor 2016 - 17:31      

Adhuruesit e çokollatës ikonike Toblerone janë zemëruar, pasi prodhuesit e saj kanë rritur boshllëkun në mes çokollatës për të zvogëluar peshën e saj, transmeton koha.net.

Ky ndryshim i bërë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar nga çokollata zvicerane ka ndodhur për shkak të ‘kostos së lartë të përbërësve’, si kakao në prag të Brexit.

Kompania me bazë në SHBA Mondelez Internacional, e cila ka në pronësi Toblerone dhe Cadbury, ka mohuar se ky ndryshim ka ndodhur si ‘rezultat direkt i Brexit’, por ka pranuar se rënia e valutës ka qenë ‘jo e favorshme’, transmeton koha.net.

Kjo lëvizje e kompanisë ka rezultuar në peshë, duke e ulur atë nga 400g në 360g dhe tjetrën nga 170g në 150g, ndërsa çmimi mbetet prapë i njëjtë.

Kjo vjen pasi një numër i madh i kompanive kanë rritur çmimet e produkteve për të kompensuar atë që njerëzit e Britanisë votuan, Brexit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...