Risher, statisticienti 106-vjeçar i skuadrës së Virginias

8 Nëntor 2016 - 15:03      

John Risher mori rrugën për në veri në Route 29, ndërsa kishte një valixhe në ulësen e prapme të veturës.

Me syze të diellit të vëna, Risher, që është 106-vjeçar, drejtonte veturën. Ai para ka një kamion, por vendos të mos e tejkalojë atë, shkruan NYT.

"Herën e vetme që e tejkaloi ndokënd është nëse në veturën tjetër janë duke u tallur", thotë Risher. Një kthesë e madhe në të majtë po afrohet. "Këtu bëhet pak më vështirë", thotë Risher. Pa frenuar, ai e kalon kthesën me sukses. Pasagjeri që është me të merr frymë lirshëm.

"Nuk mund të mbylli sytë në këtë rrugë, nuk ka shumë rrugë të drejtë", thotë Risher, përcjell Koha Ditore.

Rreth 90 kilometra më tej, Risher arrin dhe ulet në një karrige në pjesën e parkingut të stadiumit "Scott" në Charlottesville, arenë ku luan skuadra e futbollit amerikan Virginia Cavaliers. Ai me një shok ha mish pule. Dëgjohet në sfond muzika rock, tifozë me fanella të portokallta shihen gjithandej, ndërsa pinë birra. Është një e shtunë pasdite.

Risher, që ka kapelën e kaltër të Virginas, qëndron me shokët për një kohë. Më pas merr valixhen dhe shkon në drejtim të stadiumit, për në lozhë, ku një nga një ai përshëndetet nga njerëzit atje.
"Mos u bë kurrë 106-vjeçar. Ata nuk do të lënë rehat", pëshpërit ai.

Ai arrin në pjesën e gazetarëve dhe hap valixhen duke nxjerrë në tavolinë gjërat që i ka në të, disa letra dhe një kalkulator.

Risher është anëtar i stafit të mbledhjes së statistikave te skuadra e futbollit amerikan të Virginias, një pozitë pa pagë që e ka mbajtur për më tepër se gjysmë shekulli. Në një epokë të digjitalizimit, ai ende mban statistikat në mënyrën tradicionale - me laps dhe letër - si siguri në rast se teknologjia dështon.

Por lidhja e tij me skuadrën e Virginias shkon përtej numrave, programi atletik ka qenë si gjak jete për të. Ai është ish-lojtari më i vjetër i Virginias që ende është gjallë, ndërsa kishte marrë pjesë në një ndeshje në vitin 1931. Ai ka shikuar futbollin amerikan të Virginias që nga viti 1919.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...