6 Nëntor 2016 - 11:58
Viktimat në panik në shtëpinë e pleqve “Sterling Court” në Deltona, Florida, kanë thirrur Policinë duke thënë se krijesa e vogël ishte duke sulmuar njerëz brenda kësaj ndërtese.
“Një ketër ka hyrë në ndërtesë dhe gjendet në dhomën tonë të aktiviteteve duke kërcyer mbi ne dhe duke na kafshuar dhe gërvishtur”, raporton stacioni lokal WFTV të ketë thënë thirrësi, transmeton Koha.net. “Kemi nevojë për ndihmë. Ende është aty dhe të lënduarit janë të gjakosur”.
Në sfond, viktimat janë dëgjuar duke bërtitur çmendurisht: “Ketri është ende këtu!”, ka shtuar WFTV.
Më vonë, me sa duket, dikush e ka “hedhur [ketrin] jashtë ndërtesës”.
Është e paqartë se çfarë është gjendja aktuale e të lënduarve.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...