Kjo është refugjatja më e moshuar në botë

6 Nëntor 2016 - 09:22      

Një rrëfim i pazakontë vjen nga një kamp refugjatësh në Greqi, aty është një refugjate e veçantë. Eida Karmi 115 vjeçare, gjendet në kamp dhe qilimi i saj nuk është të qëndrojë në Greqi, por të udhëtojë në Gjermani, atje ku e ka familjen.

Siç njofton CNN gjatë jetës saj, ajo i ka përjetuar dy luftëra botërore, rënien e Perandorisë Osmane dhe luftën e tanishme, por ajo tani ëndërron që të bashkohet me familjen, transmeton kp.

Kur kishin filluar luftimet, Eida Karmi kishte mbetur e vetme dhe për të arritur deri në kampin e refugjatëve e ndihmuan dy fqinjët e saj Ahmed dhe gruaja e tij Berivan. Ahmed e kishte mbajtur mbi supe atë qindra kilometra, pasi ajo nuk mund të ecte.

Veç udhëtimit në këmbë, e moshuara përjetoi edhe kalimin ilegal me barkë në deti, pasi autoritetet turke nuk e lejonin që të shkonte në Evropë si refugjate.

Ajo tani ka edhe një dëshirë, që nipi i saj të mund ta marrë dhe ta dërgojë pranë fëmijëve të saj, nipave e mbesave në Gjermani, në mënyrë që të prehet në paqe afër tyre. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...