Në Indi u festua ‘fitorja’ e Trumpit

5 Nëntor 2016 - 22:25      

Një grup ekstrem hindu të premten ka festuar “fitoren” e kandidatit republikan të zgjedhjeve në SHBA, Donald Trump, duke lartësuar miqësinë e tij me hindut e diasporës dhe kanë përkrahur thirrjen e tij për të bllokuar imigrimin e myslimanëve nga vendet e goditura nga milicia islamike.

Me daulle e me zmadhues të zhurmshëm të zërit, Hindu Sena, apo Armata Hindu, të mbledhur në Jantar Mantar – hapësirë e ngjashme në New Delhi me atë në Londër ku lejohen tubimet e fjalës së lirë – për të proklamuar para një numër ekipesh televizive se Trump “tashmë ka fituar” zgjedhjet e 8 nëntorit, raporton Reuters.

“Fitorja e Trumpit është konfirmuar më herët, për shkak të mendimeve të tij kundër terrorizmit islamik dhe dashurisë për Indinë dhe hindut”, ka thënë Vishnu Gupta, presidenti i vetëshpallur i Hindu Sena-s, transmeton Koha.net.

Trump e kishte thënë frazën që s’harrohet “I dua hindut” në një ngjarje kulturore në New Jersey muajin e kaluar të organizuar nga përkrahësit e kandidaturës së tij nga diaspora e Indisë.

Ky mendim nuk është pritur mirë nga një pjesë e madhe e diasporës hindu që janë sekularë apo i përkasin besimeve tjera, pasi që ky grup anon më shumë kah kandidatja demokrate, Hillary Clinton.

Ndërkaq, në kremtimet e Armatës Hindu, u panë posterë me mbishkrimet, “India e do Trumpin” dhe “Trumpi shpresa jonë e vetme”.

India zyrtarisht nuk e ka përkrahur asnjërin prej kandidatëve, ndonëse është parë një raport i ngrohtë mes presidentit në shkuarje, Barack Obama dhe kryeministrit të Indisë, Narendra Modi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...