5 Nëntor 2016 - 19:38
Studimi është vepër e disa shoqatave dhe lëvizjeve për mbrojtjen e kafshëve në Shtetet e Bashkuara. Në të u analizua sjellja e 250 qenve, para, gjatë dhe pas një përqafimi njerëzor.
Nga shprehia e vërejtur në portretin e kafshës, “psikologët” arritën në përfundimin se qentë ndjehen të stresuar dhe të trishtuar në momentin e përqafimit pasi kjo i pengon që të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë; të vrapojnë dhe luajnë.
“Në shumë raste qentë mund të konsiderohen si pjesë e familjes. Gjithsesi, ata nuk janë njerëz dhe reagojnë ndryshe ndaj disa sjelljeve njerëzore, siç është përqafimi”, thotë Caroline Kisko, bashkëautore e studimit, transmeton TCH.
Studimi nxori gjithashtu në pah se dëshira më e madhe e qenve është që të ledhatohen, sidomos në pjesën e kraharorit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...