Super hëna, do të ndodhë më 14 nëntor

3 Nëntor 2016 - 15:10      

Pas 70 vitesh, bota do të shohë një ‘show’ spektaktolar astronomik, i cili nuk do të përsëritet deri në 2034.

Më 14 nëntor, hëna do të jetë shumë afër me tokën dhe do të duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme sesa në një mbrëmje të zakonshme. Fotografë profesionistë dhe amatorë do të përdorin këtë ditë për të realizuar disa shkrepje të mahnitshme me aparatet e tyre, transmeton tch.

Në fakt viti 2016 është karakterizuar nga të ashtuquajtura “super hënat”. Në kalendarin e NASA-s 3 datat e shënuara për fenomenet e lidhura me të janë 16 tetor, 14 nëntor dhe 14 dhjetor, por ajo e muajit nëntor mbahet si më e rralla. Hëna do të jetë 48 mijë kilometra larg tokës , por prezenca e saj do të ndihet shumë pranë.

Tremujori i fundit i vitit 2016 është po ashtu një moment i shënuar për të gjithë personat që besojnë tek fuqitë e universit, pasi sipas disa teorive supersticioze, hëna e re e muajit nëntor do të sjellë energji dhe zhvillime të reja.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...