Dy australianë mashtrojnë autoritetet e Koresë së Veriut

3 Nëntor 2016 - 14:38      

Dy australianë kanë mashtruar Korenë e Veriut duke u shtirur si dy lojtarë të njohur të golfit për të marrë pjesë në një garë në shtetin diktatorial.

Morgan Ruig dhe Evan Shay nga Brisbane, e realizuan një udhëtim të shkurtë në Korenë Veriore duke aplikuar si lojtarë të golfit me një email.

Ata kanë mashtruar autoritetet koreane duke pretenduar se ishin pjesë e ekipit australian të golfit. Ata kanë luajtur keq gjatë garës saqë koreanët e veriut u kishin thënë se ata kanë turpëruar familjet e tyre me performancën në fushë.

Ata si për shaka aplikuan për këtë garë duke menduar se autoritetet e shtetit diktatorial do të kthenin përgjigje negative. Por çdo gjë ndryshoi kur koreanët konfirmuan se ata do të merrnin pjesë.

“Ua kemi shkruar vetëm një email. Mendoj se ata nuk kanë internet të mirë, kështu që nuk patën mundësi të bënin hulumtime për ne”, ka thënë Shay, drejtor në një kompani të dizajnit, transmeton Koha.net.

“Fillimisht menduam se nuk do ta pranonin kërkesën tonë”, ka shtuar ai.

Situata ndryshoi kur Shay dhe Ruig panë se ata u pranuan në garën e golfit dhe ia mësynë për Korenë e Veriut.

“Të gjithë mendonin se ne jemi shumë të fortë”, ka thënë Shay. “Deri në momentin kur e hodhëm topin në ujë. Nuk luajtëm mirë”, qeshet ai.

“Kundërshtari ynë erdhi dhe na tha se ne ishim turp për familjet tona. Por njerëzit atje treguan respekt për ne. Ishim shumë nervozë në momentin kur dorëzuam pasaportat në kufi”, ka thënë veç të tjerash Shay.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...