3 Nëntor 2016 - 11:15
Ajo nuk ka dëgjuar asnjëherë për këtë lojë dhe nuk e kuptonte se pse ajo përballej me një gjobë mijëra dollarëshe.
Firma që prodhon këtë lojë, pastaj i ka dërguar një letër duke i thënë se incidenti është shkaktuar nga një “anomali e fatkeqe”.
Tani në Kanada, ofruesit e internetit janë të detyruar, për shkak të ligjeve mbi të drejtat e autorit, që të njoftojnë pronarët për IP adresat e atyre që ata i identifikojnë se kanë shkarkuar ato ilegalisht, transmeton koha.net.
“Jam tronditur. Unë jam 86 vjeçare, dhe askush nuk ka qasje në kompjuterin tim, përveç meje, por pse do ta shkarkoja unë një lojë me luftë?” ka thënë gjyshja, McMillan.
Loja Metro 2033 është lansuar në vitin 2010, dhe është i bazuar në rrënojat e Moskës, gjatë një lufte nukleare. Lojtarët duhet t’i mposhtin një lloj mutantësh, të cilëve shumë lojtarë ju referohen si zombi.
Fillimisht, gjyshja mendoi se ishte ndonjë gabim, por pasi ka thirrur ofruesin e internetit të saj në Cogeco, ajo e kuptoi se njoftimi ishte shumë serioz.
Gjyshja nuk e ka detyrim ligjor që të paguajë gjobën, sipas ekspertëve, të cilët thonë se IP adresa nuk është provë për fajësi, pasi ajo mund të jetë përdorur nga dikush tjetër.
“Lejimi i përdorimit të internetit tuaj nga të tjerët nuk ju bënë ju përgjegjës për shkelje të të drejtave të autorit”, sipas këshilltarëve ligjor në Mbretërinë e Bashkuar.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...