Doktori e bën për spital vajzën e tij për shkak se festoi Halloweenin

1 Nëntor 2016 - 20:21      

Një doktor i njohur i zemrës që rrahu vajzën e tij dhe e quajti “prostitutë” pasi shkoi në një aheng për të festuar Halloweenin, është ndaluar të kryejë punën e tij për 12 muaj, raporton Daily Mail.

Doktor Gohar Rahman, 57-vjeçar, e kishte kapur vajzën e tij për flokësh dhe e kishte grushtuar derisa e akuzoi për turpërim të familjes me veprimet e saj.

Vajza, atëherë 17-vjeçare, kishte shkuar në aheng duke e gënjyer babanë e saj se do të kthehej nga shtëpia e shoqes së saj në orën 21:30.

Ajo përveç se nuk u kthye në shtëpi, festoi në qytet me shoqëri dhe fjeti në shtëpinë e një shoku të saj.

Doktori Rrahman, një kardiolog në Wigan Infirmary të Anglisë, kishte rrahur vajzën e tij kur kishte shkuar për ta marrë në mëngjes, transmeton Koha.net.

“Nuk mund të besoj se çfarë ke bërë – të flesh në shtëpinë e një djali – nuk je më vajza ime”, ka thënë Rrahman, fjalët e të cilit i citon gruaja e tij.

Pas ahengut, babai e kishte urdhëruar vajzën e tij që të vishte rrobat tradicionale dhe të lutej çdo ditë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...