Japonezët ndërtojnë veturën fluturuese me ngritje vertikale [foto/video]

1 Nëntor 2016 - 10:11      

Deri në lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio, një ekip japonez projektues dëshiron të krijojë veturën fluturuese.

Ekipi Cartivator tashmë ka filluar që të punojë në këtë projekt dhe beson se mund ta përfundojë deri në lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio në vitin 2020.

Ky ekip synon të ndërtojë një veturë fluturuese, të quajtur SkyDrive, me sistemin VTOL, që nënkupton ngritje dhe ulje vertikale, transmeton Koha.net. Madhësia e kësaj veture fluturuese mund të jetë 2.9 metra e gjerë dhe 1.3 metra e gjatë.

Lexoni edhe këtë: Së shpejti taksi vet-fluturues [foto]

Tsubasa Nakamura, 31 vjeç, është udhëheqësi i këtij ekipi i cili përbëhet nga 20 inxhinierë dhe dizajnerë nga e gjithë industria japoneze e veturave. Cartivator ka për qëllim që të krijojë gjeneratë të re për veturat fluturuese. Por, qëllimi kryesor i tyre është që të sigurojnë një formë të re të transportit personal në mënyrë që t’iu shmangen përçarjeve rrugore të cilat shkaktohen nga tërmetet në Japoni.

Tani për tani, prototipi i SkyDrive mund të ngrihet nga toka vetëm një metër dhe të qëndrojë në atë gjendje për vetëm pesë sekonda.

Qëllimi i tyre është që të ndërtojnë veturën fluturuese e cila mund të arrijë lartësinë maksimale prej 150 metrash dhe të fluturojë deri në 50 kilometra distancë. Për të arritur këso qëllimesh, pesha është hapi më i rëndësishëm, dhe, sipas ekipit japonez, si material për ndërtimin e kësaj veture fluturuese do të përdorin fibra të karbonit në vend të aluminit.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...