Foto: Reuters

Halloween i fundit në Shtëpinë e Bardhë për Obamat, vallëzojnë nën tingujt e “Thriller”

1 Nëntor 2016 - 09:51      

Dhjetëra fëmijë kanë kërcyer, me lëvizje të koordinuara, nën tingujt e këngës së famshme “Thriller” të këngëtarit Michael Jackson, përpara Presidentit Barack Obama dhe Zonjës së Parë, Michelle Obama.

Kjo është hera e fundit që familja Obama organizon festën Halloween në Shtëpinë e Bardhë.

Javën që vjen Amerika ka datën që duhet të zgjedhë një president të ri që do të marrë pushtetin në 20 janar.

Festimi me maska për fëmijët është tashmë një traditë në Shtëpinë e Bardhë, po familja Obama është veçanërisht e dhënë pas saj. Fotografia e mësipërme është nga viti i kaluar dhe tregon momentin që e bëri te qeshte me të madhe presidentin kur pa një fëmijë të veshur si Papa Françesku, me papamobilin e famshëm.

Fundjava e ngrohtë në pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara u shoqërua me festime e parada kostumesh të ndryshme, mirëpo, sonte është nata kur fëmijët dalin derë më derë, të maskuar, për të kërkuar karamele nga fqinjët. Disa prej tyre patën fatin që u zgjodhën për të kaluar derën e Shtëpisë së Bardhë, për festën e fundit përpara zgjedhjeve të së martës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...