30 Tetor 2016 - 14:27
Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar fotografitë duke shfaqur se si festohet Halloween nëpër botë, transmeton Koha.net.
Nga këto fotografi mund të shohim se njerëzit kanë zgjedhur që të maskohen frikshëm e disa të tjerë të bukur.
Ndër të tjera, ka të atillë, sidomos në Amerikë, që janë maskuar edhe si kandidati Republikan për kreun e SHBA-ve, Donald J. Trump.
Po ashtu, mund të shohim që një njeri ka vendosur para shtëpisë së tij një mur të madh me disa figura të frikshme e disa të tjera qesharake të Trumpit dhe kundërkandidates së tij Hillary Clinton e hipur në një kalë.
Ai, në këtë mur të madh ka shkruar edhe disa mbishkrime, të tilla si “Kufiri SHBA/Meksikë” e disa të tjera si “Të gjithë kemi qenë imigrantë”, “Shpresë”, “Lider i ardhshëm”, “Vlerat familjare”, “A është sistemi aq i keq saqë ta zgjedhim një të çmendur”, etj.
Për më tepër shikoni fotografitë më poshtë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...