Ukrainasi ndryshoi emrin në iPhone 7 për ta fituar telefonin falas

30 Tetor 2016 - 08:34      

Një ukrainas ka ndryshuar zyrtarisht emrin e tij në iPhone 7, sepse një dyqan elektronik ofroi produktin e fundit të kompanisë Apple për pesë personat e parë që do ta bënin një gjë të tillë.

20 vjeçari iPhone Sim (Seven) mori shpërblimin ashtu siç ka premtuar ai dyqan, transmeton Koha.net. Ai ka thënë se mund ta kthejë përsëri emrin e tij, Olexander Turin, pa problem, raporton Asociated Press.

Çmimi i iPhone 7 në Ukrain fillon nga 850 dollarë, ndërsa ndryshimi i emrin kushton vetëm 2 dollarë.

Miqtë dhe familja e Simit ishin të shokuar në fillim, por në fund e kanë mbështetur idenë e tij.

“Ishte e vështirë të pranoj këtë dhe e vështirë për të besuar se kjo është e vërtetë”, ka thënë motra e tij Tetyana Panina.

“Çdo person në këtë botë është duke kërkuar një mënyrë për të shprehur veten. Pse mos ta bëjë atë në këtë mënyrë?”, shoti ajo.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...