Foto: Ilustrim

Krijohet polici speciale e moralit për monitorim të dasmave

29 Tetor 2016 - 18:53      

Ministria e Kulturës e rajonit rus të Çeçenisë, ka urdhëruar krijimin e njësisë speciale politike për t’u siguruar se gjatë dasmave respektohen traditat përkatëse.

Agjencia TASS ka raportuar se një njësi speciale e moralit do të jetë e ngarkuar me monitorimin e manifestimeve dasmore.

“Nëse vërehet diçka që nuk është në harmoni me pikëpamjet ose veshjet tona, nëse atje ka vallëzim jopërkatës, atëherë dasma do të ndalet”, ka thënë ministria, raporton TASS, transmeton rel.

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, dhe zyrtarët e tjerë, shpeshherë kanë folur për traditat e jashtme, për të cilat ata thonë se i shkatërrojnë traditat në këtë rajon mysliman.

Në qytetin çeçen, Argun, zyrtarët kanë vendosur se konvoji i veturave të dasmës mund të jetë prej 3 e deri në 5 sosh.

Vitin e kaluar, kryetari i kryeqytetit Grozni në Çeçeni, kishte urdhëruar ndalimin e prerjes së tortës së dasmës dhe ishte ankuar për lëvizjet e “pahijshme” gjatë vallëzimeve në dasma. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...