29 Tetor 2016 - 17:27
Apo mund të bëni çfarë ka bërë kjo femër duke realizuar një plan të paparë për t’i bërë të tjerët të paguajnë për të.
Kjo grua, e njohur vetëm si Xiaoli nga Shenzhen në Kinë, ia ka dalë që të mbledhë mbi 15 mijë e 500 euro duke i bindur të dashurit e saj, 20 sosh, që t’i blejnë asaj nga një iPhone 7, transmeton Koha.net.
Më pas ajo i shiti telefonat përmes ueb-faqes Hui Shou Nao dhe ka arritur të mbledhë mbi 15500 euro për të blerë një shtëpi në fshat.
Sipas Proud Qiaoba, i cili me sa duket punon me Xiaolin, thotë se ajo nuk vjen nga një familje e pasur dhe “nëna e saj është shtëpiake dhe babai i saj është punëtor migrantësh, ndërsa ajo është fëmija më i madh i tyre”.
“Prindërit e saj po plaken dhe ajo mund të jetë nën presion të madh për t’ua blerë atyre një shtëpi. Por është e pabesueshme se si ia ka dalë që ta shfrytëzojë këtë metodë”, ka thënë Qiaoba.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, femra në fjalë i ka shitur të gjithë iPhonat nga rreth 770 euro për copë në ueb-faqen e sipërpërmendur, e të cilën BBC-së ia ka konfirmuar edhe vetë ueb-faqja Hui Shou Nao.
Disa njerëz e kanë kritikuar atë dhe e kanë quajtur të “pafytyrë”, por shumica e kanë lavdëruar për idenë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...