30 Tetor 2016 - 08:20
“Oh, jo”, thotë Anne Kavanagh, menaxhere e kafenesë. “Mos u bëni fotografi banorëve lokalë. Atyre nuk u pëlqen kjo gjë”.
Ekzistojnë shumë gjëra të çuditshme lidhur me “Gravediggers” apo “Varrmihësit”, që e bëjnë këtë kafene kaq unike, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Me qëllim që kafeneja të jetë sa më e afërt që është e mundur me pamjen e saj të parë, aty as sot nuk lejohet kënga apo vallëzimi dhe, për më tepër, kurrë nuk ka pasur televizor apo telefon.
Thesar i fshehtë
Kafeneja ka po ashtu mitet dhe rrëfimet e saj për fantazma, si dhe tregimet e miqësive dhe grindjeve familjare, që të gjitha të kaluara në tetë gjeneratat e familjes Kavanagh, e cila e menaxhoi kafenenë që prej hapjes së saj në veri të Dublinit më 1833.
Sot katër vëllezër e motra të gjeneratës së shtatë të familjes Kavanagh – Anne, Ciaran, Anthony dhe Niall – si dhe nëna e tyre, Kathleen, e menaxhojnë biznesin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...