Mëzati më i madh në botë quhet Big Moo e peshon 1 ton [foto]

29 Tetor 2016 - 15:34      

Ky është mëzati më i madh në Australi, e që thuhet se mund të jetë edhe në botë, i quajtur Big Moo.

Mëzati gjigant peshon mbi 1 ton dhe është i madh 190 cm ndërsa i gjatë 4.2 metra, transmeton koha.net.

Big Moo me shtatin e tij të frikshëm, është thënë se është një gjigant i butë e që nuk do asgjë më shumë se sa përkëdheljet dhe të ngrënit.

Gjyshja e tre fëmijëve dhe nëna e Joanne Vine, e cila jeton në fermën e saj me burrin, Phillip, tha se arsyeja pse Big Moo i shpëtoi frigoriferit nuk është madhësia e tij gjigante, transmeotn koha.net.

“E vërteta është se personaliteti i tij e shpëtoi atë nga frigoriferi. Mëzatët kur arrijnë një moshë të caktuar mund të bëhen agresiv, dhe të godasin me shkelmime. Ata mund të bëhen të paparashikueshëm, por Big Moo ka qenë gjithmonë i qetë dhe i dashur, dhe kjo është arsyeja pse e mbajmë atë ende”, ka thënë gjyshja.

Ajo dyshon se rritja e tij e vazhdueshme mund të jetë si rezultat i një çrregullimi të padiagnostikuar në qendër të hipofizës, që është organi që rregullon hormonet e rritjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...