Këto janë 19 vendet me nivelin më të lartë të jetesës

29 Tetor 2016 - 15:13      

Organizata jofitimprurëse “Social Progress Imperative” ka publikuar një listë me 19 vendet, që sipas saj kanë nivelin më të lartë të jetesës.

Në raportin e kësaj organizate vihet re që dominojnë vendet Skandinave, të cilët kanë një nivel më të lartë jetese sesa shtetet lider, si SHBA-ja apo Gjermania.

Sipas organizatës, GDP-ja për frymë nuk është e vetmja që mat standardin e lartë të jetesës. Pavarësisht kësaj, 19 vendet e renditura janë shtete me një ekonomi mjaft të zhvilluar.

Për të realizuar studimin, organizata është bazuar në tre elementë: Nevojat themelore të njeriut si kujdesi shëndetësor, strehimi dhe infrastruktura; Mirëqenia, e cila përfshin arsimin, qasjen ndaj teknologjisë dhe jetëgjatësia; Mundësitë, ku përfshihen të drejtat personale, liria e zgjedhjes dhe toleranca e përgjithshme.

Në bazë të këtyre tre elementëve “Social Progress Imperative” ka realizuar studimin. Secili prej shteteve ka edhe pikët përkatëse. Vlerësimi për vendet është deri në 100 pikë, përcjell shqip. Më poshtë janë vendet me nivelin më të lartë të jetesës, nisur nga shteti i fundit në listë. Krahas vendeve janë shënuar edhe vlerësimet përkatëse.

19. SHBA (84.62 )

18. Francë (84.79 )

17. Spanjë (85.88)

16. Belgjikë (86.19)

15. Gjermani (86.42)

14. Japoni (86.54)

13. Austri (86.60)

12. Irlandë (87.94)

11. Zelandë e Re (88.45)

10. Islandë (88.45)

9. Britani e Madhe (88.58)

8. Holandë (88.65)

7. Norvegji (88.70)

6. Suedi (88.80)

5. Zvicër (88.87)

4. Australi (89.13)

3. Danimarkë (89.39)

2. Kanada (89.49)

1. Finlandë (90.09)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...