Qyteti në Bosnje ku arabishtja është “gjuha zyrtare”, e vendasit mund të hyjnë në të vetëm si shërbyes [video]

27 Tetor 2016 - 10:57      

Vendas të zemëruar janë duke protestuar për një qytet në Bosnje të ndërtuar nga investitorët nga Lindja e Mesme.

Ky qytet ka gjuhë “zyrtare” arabishten, e ku vendasit mund të hyjnë në të vetëm nëse punojnë si shërbyes.
160 shtëpi janë ndërtuar në një enklavë luksoze afër Tarcin, 5 kilometra larg kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë, transmeton koha.net.

Por shumë vendas të zemëruar thonë se e vetmja mënyrë për të hyrë në atë zonë është duke u punësuar si shërbyes apo pastrues.

Shtëpitë, që tregtohen vetëm në Kuvajt, janë duke u shitur për 150 mijë euro e reklamohen si pasuri në shtetin mysliman Bosnja, siç thonë reklamat, “e njohur për bukuritë që i ka dhuruar Allahu”.
Kompleksi ka siguri shumë të madhe, ka porta e mure shumë të larta. Disa gra qëndrojnë aty gjatë gjithë vitit me fëmijët e tyre e burrat e tyre janë vetëm vizitorë rasti.

Një punëtor i pasurive të patundshme ka thënë për mediet lokale se pronarët e këtyre shtëpive nuk dëshirojnë të përzihen me vendasit.

“Ata kanë traditat e veta kur vije puna te veshja, sjellja e lutja, dhe nuk dëshirojnë që njerëzit ti shikojnë ata”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...