26 Tetor 2016 - 18:54
Sot ajo është arrestuar nga autoritetet pakistaneze pas dy vjet hetimesh ndaj saj dhe burrit të saj, për shkak të identitetit fals.
“Autoritetet kanë arrestuar Sharbat Gulan, një grua afgane, që mbante një kartelë identifikuese fallso”, kanë thënë zyrtarët e Autoritetit për Regjistrim (Nadra). Burri i saj thuhet se ka ikur.
Gula raportohet se kishte aplikuar për dokumente pakistaneze në vitin 2014 nën emrin Sharbat Bibi dhe ajo ishte një nga mijëra afganët që janë përpjekur t’i ikin sistemit të Pakistanit duke përdorur dokumente false.
Ajo tani rrezikon 7 deri në 14 vjet burgim.
Për shumë dekada, Pakistani ka mbajtur shumë refugjatë afganë të cilët përdornin kartela false me qëllim që t’i iknin vendimit të qeverisë që kishte thënë se nga marsi 2017 do të kthente të gjithë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...