26 Tetor 2016 - 08:54
I njohur për zgjedhje të shumta, Lonely Planet e ka potencuar Cite dy Vin, pjesën e njohur të qytetit francez për verëra, “revolucionin e tij gastronomik” dhe linjën e shpejtë të hekurudhës si arsye që i është atribuuar ky titull, transmeton Koha.net.
Në vendin e dytë është Cape Town, duke iu falënderuar atraksioneve të reja kulturore si Muzeu Zeitz i Artit Modern në Afrikë, ndërsa në vendin e tretë është Los Angeles, i cili tashmë ka zgjeruar rrjetin e trenit nëntokësor dhe ka rreth 50 hotele të reja që janë duke u ndërtuar.
Në mesin e 5 qyteteve më të mira, sipas Lonley Planet, gjendet edhe qyteti i Ohrit në Maqedoni, i cili, për ata që e kanë vizituar, i dinë arsyet. E për ata që ende s’kanë rastisur ta vizitojnë, duhet theksuar se Ohri njihet për plazhet e vogla të bukura, por duhet parë edhe Shën Naumin.
Këto janë top-10 qytetet më të mira për t’u vizituar më 2017, sipas Lonely Planet:
1. Bordo, Francë
2. Cape Town, Afrikë e Jugut
3. Los Angeles, SHBA
4. Merida, Meksiko
5. Ohër, Maqedoni
6. Pistoia, Itali
7. Seul, Kore e Jugut
8. Lisbona, Portugali
9. Moska, Rusi
10. Portland (Oregon), SHBA
Lonely Planet ka listuar edhe top 10 shtetet më të mira për t’u vizituar, e që vendin e parë, të dytë dhe të tretë e zënë Kanadaja, Kolumbia dhe Finlanda.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...