Banda pasi i vjedh identitetin nga posta, tenton t’ia shesë shtëpinë 860 mijë eurosh [foto]

25 Tetor 2016 - 23:05      

Disa mashtrues kanë tentuar të shesin një shtëpi me vlerë prej 860 mijë euro duke vjedhur identitetin e pronarit, pasi arritën të marrin postën e viktimës dhe falsifikuan pasaportën e tij.

Megjithatë, kjo dështoi pasi vajza e milionerit pa shtëpinë duke u reklamuar në një faqe interneti “Rightmove”.

30 vjeçari Saeed Ghani nga Manchesteri në Angli ka vjedhur postën nga milioneri 62 vjeçar Minh To, dhe ka tentuar që t’ia shesë shtëpinë në vlerë afër 1 milion euro në Cheshire pas transferimit të pronës së viktimës në emrin e tij, transmeton koha.net.

Por komploti dështoi, kur vajza e milionerit të super marketeve ka parë shtëpinë e të atit duke u reklamuar për t’u shitur në ueb faqe dhe ka njoftuar policinë.

Mashtruesi ka bashkëpunuar me 42 vjeçarin Atif Mahmood dhe 30 vjeçaren Toma Ramanusaite, të cilët u zunë dhe u dënuan me burg në Mbretërinë e Bashkuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...