Problemet shëndetësore të ekuipazhit detyrojnë aterrimin e avionit

25 Tetor 2016 - 17:14      

Një avion i kompanisë British Airways në fluturimin nga San Francisco në Londër, është detyruar të aterrojë në Vankuver të Kanadasë, pasi anëtarët e ekuipazhit nuk u ndjenë mirë, tha të martën kompania.

Një zëdhënëse e British Airways Michele Kropf, tha se 25 anëtarë të ekuipazhit u pranuan në spitalet lokale për kontroll por tani janë liruar. Ajo tha se asnjë nga udhëtarët nuk u shtri në spital.

Kropf tha se ekuipazhi nuk u trajtua për problemet me frymëmarrjen siç u njoftua më herët.

British Airways nuk komentoi problemet e shkaktuara. Kompania tha përmes një kumtese se stafi i saj në Vankuver ka përgatitur akomodimet në hotel për të gjithë udhëtarët dhe do t’ua prenotojë fluturimet alternative sa më shpejt të jetë e mundur.

Avioni u ul në Vankuver të hënën rreth orës 23.30 minuta, tha një zëdhënës i aeroportit në Vankuve

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...