25 Tetor 2016 - 10:48
Projekti i kësaj kompanie franceze quhet Vahana dhe bëhet fjalë për një avion të avancuar i pajisur me sistem autopilot plotësisht funksional, transmeton Koha.net. Manovrimet e jashtëzakonshme i mundësojnë tetë rotorë, dhe përveç mundësisë së fluturimit dhe aterrimit vertikal Vahana gjithnjë në mënyrë të pavarur mund të funksionojë në transportin ajror.
Avioni i Airbusit, i cili mund të transportojë vetëm një njeri, tashmë është shpallur me emrin si taksi i së ardhmes, ndërsa agjencia amerikane e lajmeve CNN thotë e përshkruan këtë avion vet-flutures si Uber ajror.
Projektin Vahana ndoshta do ta shohim në rolin e ofrimit të shërbimeve të taksive në 2020-ën, kur Airbus do ta përfundojë prodhimin e tij.
Ndryshe nga disa projektet tjera të automobilave fluturuese, Airbus nuk flet asgjë për mundësinë që Vahana të bëhet edhe pjesë e transportit rrugor. Duke pasur parasysh trendet kjo nuk është e nevojshme të bëhet, sepse Vahana është shumë i përshtatshëm për nevojat e sotshme të transportit.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...