25 Tetor 2016 - 09:25
Vendi ra në zi kur monarku i tyre 88 vjeçar, Bhumibol Adulyadej vdiq më 13 tetor, duke e ndalur gjithë industrinë e turizmit, transmeton Koha.net. Argëtimi u ndalua për 30 ditë me shumë nga festivalet të anuluara, ndërsa turistëve iu është kërkuar që të vishen në të zeza si vendasit.
Por, dje qindra prostituta dolën në rrugë të veshura të gjitha në të zezë në shenjë respekti për mbretin e tyre. Këtë e tregojnë fotot e bëra në Soi Cowboy në kryeqytetin Bangkok.
“Është ende shumë qetë. Të gjithë janë të mërzitur për vdekjen e mbretit. Por, ne duhet të punojmë që të bëjmë para, s’mund të bëjmë diçka tjetër. Ne kemi veshur fustane dhe këpucë të zeza që të tregojmë respektin. Ndoshta pas dy jave mund t’i kthehemi normalitetit”, është shprehur prostituta Lek, 26 vjeçare.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...