Vjeshta “pikturon” Thethin [foto]

24 Tetor 2016 - 12:43      

Përsëri Thethi edhe në këtë stinë befason me natyrën e tij ekspresive.

Të udhëtosh në Theth këto ditë mesvjeshte është një mrekulli. Lugina është e përflakur nga ngjyrat e saj dhe vizitorë të shumtë shkelin në tapetin e gjetheve vjeshtake. Duket sikur një piktor peizazhesh ka mbërritur në atë luginë.

Turistët vijnë këtu për peizazhin, aventurën, bukurinë dhe qetësinë.

Era dimërore ka filluar të ndihet dukshëm nëpër pyje dhe më e cilësuar është në lartësitë e bjeshkëve të kësaj zone.

Edhe pak ditë dhe do të mbërrije “mbreti“ i bardhësisë malore, dimri. Mrekullia e krijuar nga zverdhja e gjetheve në pyjet e lartësive të Thethit, është befasuese.

Kjo bën që në luginë dhe pyjet e lartësisë të ketë çdo ditë vizitorë të shumtë. Thethi është i vizitueshëm në katër stinët, transmeton KP.

Në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e deborës dhe për lojrat aventureske, ndërsa vjeshta për kolorin befasues dhe begatinë në frutikulturë. Bukuritë e papërsëritshme të Thethit malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë.

Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë e kafshë të ndryshme.

Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa le grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit.

Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, spelologëve, gjeografeve, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante qëmbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj, janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.

Këto janë disa prej arsyeve që shumë vizitor të huaj dhe vendas,vijnë në Theth në çdo stinë.

Edhe në këto ditë të ftohta vjeshte, drejt lartësive të Thethit janë ngjitur mjaft turist të ardhur nga Europa Lindore për të shijuar peizazhin natyror në tranzicion.

Turistë të shumtë ngjiten në këto lartësi pikërisht për këto vlera emocionale.

Për një turizëm gjithëvjetor në këtë zonë tepër të lakmueshme për vizitorët, duhet menduar edhe për infrastrukturën rrugore, që le shumë për të dëshiruar për t’u ngjitur në Luginën e Thethit sa më lehtë dhe pa mundim.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...