Qyteti që përzuri policinë, politikanët dhe gangsterët [foto]

23 Tetor 2016 - 08:23      

Në Meksikë, krimi i organizuar nuk lë vend pa depërtuar, madje edhe në fshatrat më të vogla – hiç një qytezë të vogël në shtetin e Michoacanit.

Të prirë prej grave të zonës, banorët u ngritën në Cheran në mbrojtje të pyllit të tyre nga plaçkitësit e armatosur dhe dëbuan edhe policinë dhe politikanët njëkohësisht, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryengritja

Gratë ishin takuar tinëz që të hartonin planet e tyre. U kishte ardhur në majë të hundës prej vrasjeve dhe rrëmbimeve që ishin bërë pjesë e përditshme.

Më nuk mund t’i duronin kriminelët që vinin në qytezë të maskuar e të armatosur deri në dhëmbë, duke iu qitur pronarëve të bizneseve të vogla haraç.

Dhe kishin pritur më shumë se tre vjet mos po ndërmerrte shteti ndonjë veprim dhe të ndalte zullumin që po ushtrohej ndaj tyre. Ata po kalonin përreth shtëpive të tyre edhe me kamionë e makineri të ndryshme të ngarkuar me drunj të prerë nëpër pyjet e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...