22 Tetor 2016 - 11:26
Pamjet stalitore të agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, e paraqesin një pikë të zezë në hapësirën ku sonda Schiaparelli mendohej se do të ateronte para dy ditësh, ka njoftuar Agjencia Evropiane e Gjithësisë.
Pamjet i kanë mbyllur spekulimet e shkaktuara nga heshtja e sondës, pas aterimit të planifikuar.
Agjencia evropiane tha se çrregullimi më i madh i zënë në fotografitë e NASA-s, paraqet dëshmi për aterim me përplasje, me ç’rast janë shpërndarë mbeturina përreth, të ngjashme me vendet e eksplodimit në Tokë.
Sonda Schiaparelli ishte e projektuar për testim të teknologjisë për më tepër aterrime ambicioze në Mars nga shtetet evropiane, deri në vitin 2020.
Derisa përplasja është përkujtim i dhembshëm i vështirësisë së aterrimit në Mars, shkencëtarët thonë se misioni i kësaj sonde ishte pjesërisht i suksesshëm, pasi nga ajo janë dërguar informacione të përdorshme para se të eksplodonte./rel
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...