Më në fund “zgjidhet” misteri i Trekëndëshit të Bermudës

21 Tetor 2016 - 14:16      

Pas marrjes së më shumë se 1 mijë jetë njerëzish vetëm në shekullin e fundit, misteri pas Trekëndëshit të Bermudës më në fund mund të jetë gjetur, transmeton koha.net.

Shkencëtarët besojë se shkaku është “retë vrasëse”, të cilat sipas tyre mund të jenë shkaktare të rrëzimit të shumë aeroplanëve dhe anijeve mbi këtë zonë famëkeqe.
Hulumtuesit pohojnë se retë gjashtëkëndore rreth trekëndëshit, krijojnë erëra të tmerrshme me shpejtësi mbi 280 kilometra në orë, të cilat ata i përshkruajnë si “bomba ajrore”.

Ata besojnë se këto erëra tmerrësisht të shpejta, kanë shkaktuar rrokullisjen e anijeve dhe rrëzimet e aeroplanëve mbi oqean.
The Mirror raporton se këto re masive shfaqen mbi pikat e Trekëndëshit të Bermudës, me rreze mbi 80 kilometra rreth pikave, që mund të shkaktojnë gjakderdhje të tmerrshme, transmeton koha.net.

Duke përdorur një radar satelitor për të parë se çfarë ndodh nën re, ata kanë zbuluar se era mbërrin shpejtësinë mbi 280 kilometra në orë, e cila është e njëjta shpejtësi krahasuar me Uraganin Katrina.

Këto erëra janë aq të fuqishme, sa që mund të krijojnë valë të mëdha deri 25 metra, duke krijuar të ashtuquajturat “bomba ajri”.
E frikshme, por shkencëtarët shpresojnë se kjo do t’i jep fund teorive të tjera të çmendura rreth këtij misteri.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...