Fansi 5 vjeçar i telefonon Celtik-ut dhe i kërkon falje që nuk mund t’i shikojë

19 Tetor 2016 - 20:46      

Një fans 5 vjeçar i Celtik ka telefonuar klubin dhe i ka kërkuar falje që nuk do të mund t’i shikojë, pasi duhet të shkoj festën e ditëlindjes së shokut, transmeton koha.net.

Louis Kayes, nga Moodiesburd në Lanarkshire të Skocisë, ka telefonuar klubin dhe i thënë se i vjen shumë keq se nuk do të mund të shikojë lojën e tyre kundër Motherwell.


Nëna 35 vjeçare e Louis, ka thënë se ka huazuar telefonin e saj për të telefonuar klubin.

Ajo ka thënë për BBC të Skocisë se: Ai ishte në dhomë të ndejës me telefonin tim. Pastaj e kam dëgjuar mesazhin me zë nga Celtik Park ku thoshte ‘Faleminderit për thirrjen tuaj’”.

Zonja Kayes kanë thënë se Louis ka dëshiruar që të flasë me menaxherin e klubit, Brendan Rodges dhe lojtarin e tij të preferuar, kapitenin e Celtic Scott Brown, për t’i kërkuar falje dhe shpjeguar mungesën e tij, transmeton koha.net.

“Ai dëshironte që të dy ta dinin se ai do të mungonte, në rast se janë duke e kërkuar atë” ka thënë ajo.

5 vjeçari ka thënë për BBC, se ndeja ka qenë ‘e mirë’ dhe ka shtuar se nuk do të mungojë assesi të mërkurën për ndeshjen për Champions Ligë kundër Borussia Monchengladbach.

Ai madje ka parashikuar fitore 3 me 1 për klubin e tij, por pranon se është shumë nervoz para ndeshjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...