“Më mirë të na godas një meteor gjigant sesa të votojmë për Clintonin apo Trumpin”

19 Tetor 2016 - 15:05      

Të rinjtë amerikanë janë shumë të pakënaqur me zgjedhjet e tyre në garën zgjedhore sa që gati një në katër persona të anketuar kanë thënë se më me dëshirë do ta shihnin një meteor gjigant që bie dhe shkatërron Tokën, sesa të shohin Donald Trumpin apo Hillary Clintonin në Shtëpinë e Bardhë.

Pyetja kishte për qëllim të konstatonte nivelin e pakënaqësisë së të rinjve amerikanë për zgjedhjet e tyre në zgjedhjet e 8 nëntorit, ka thënë Joshua Dyck, bashkë-drejtor i Qendrës për Opinion Publik “UMass Lowell”, që kreu këtë anketë bashkë me Odyssey, një platformë e medias sociale, raporton Reuters.

Përgjigja për meteorin nxiti edhe një hashtag në Twitter “#GiantMeteor2016”.

Rreth 53 për qind e 1,247 personave të moshave 18 deri në 35 kanë thënë se do të preferonin të shihnin një meteor që shkatërron botën sesa të kishin për President një manjat të pronave të paluajtshme si Trumpi, ndërsa rreth 34 për qind preferuan asgjësimin e planetit para se ta shihnin ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, të fitonte garën, transmeton Koha.net.

Rreth 39 për qind kanë thënë se do të preferonin që Presidenti amerikan, Barack Obama ta shpallte veten president të përjetshëm sesa t’ia dorëzonte pushtetin Clintonit apo Trumpit, ndërsa 26 për qind thanë se kombi do të ishte më mirë që ta zgjidhnin liderin në një lotari.

Derisa rreth 23 për qind, pothuajse 1 në 4 të anketuar, kanë preferuar goditjen e tokës nga një meteor gjigant sesa ta shohin Trumpin apo Clintonin në Shtëpinë e Bardhë.

Dyck ka thënë se nuk i marrin seriozisht këto të dhëna, por se kjo tregon që të rinjtë janë të pakënaqur politikisht.

Por, kur u pyetën që të zgjidhnin në mes të kandidatëve potencialë, Clinton mposhti Trumpin me 54 për qind. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...