19 Tetor 2016 - 11:49
Zhytësi polak Krzysztof Starnawski udhëhoqi grupin në këtë shpellë mahnitëse nënujore së bashku me David Canin, i cili i ndihmoi atij si zhytës sigurie.
Gjatë kësaj ekspedite, Starnawski është zhytur në një thellësi prej 265 metrash para se të lëshonte ROV-in (një pajisje zhytëse që zbulon thellësitë më të mëdha) për të vazhduar më tej brenda kësaj shpelle nënujore, transmeton Koha.net.
Starnawski, i cili ka bërë shumë zhytje në Humnerën Hranice gjatë 20 vjetëve të fundit, vitin e kaluar ka gjetur një hapësirë të ngushtë të cilën ai e ka çarë më shumë për të vazhduar më tej eksplorimin.
“ROV-i mund të shkojë përtej kufijve të një zhytësi dhe po ashtu mund të depërtojë në hapësirat e ndryshme”, ka thënë Starnawski për National Geographic. “Grupi ka konfirmuar se matjet e ROV-it janë të sakta”, ka shtuar Starnawski.
Shoqëria e Shpelltarisë e Çekisë beson se kjo shpellë mund të ketë thellësi edhe më të madhe. “Ajo [pajisje] shkoi aq thellë sa e kishte litarin, por fundi i shpellës nuk ishte askund”, ka thënë kjo shoqëri në një deklaratë, sipas “The Guardian”.
Shpella në fjalë është hulumtuar për herë të parë më 1999.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...