17 Tetor 2016 - 19:20
“Është një vendim pervers dhe kontrovers për të gjithë murgjit”, theksoi kardinali Elio Sgreccia në një intervistë për të përditshmen “La Repubblica”.
“Hapja e një biznesi nga gjiganti amerikan i ushqimit të shpejtë në të djathtë të bazilikës së Vatikanit shfaq mungesë respekti për një nga sheshet me arkitekturën më emblematike që lidhet me kolonat e Shën Pjetrit”, shtoi ai.
Ky kardinal nuk jeton në ndërtesën ku pritet të vendoset restoranti, por u shpreh në emër të shtatë prelatëve që jetojnë aty.
Dhënia me qera e këtyre godinave menaxhohet nga shoqëria ASPA përgjegjëse për drejtimin e pasurive të patundshme të Vatikanit.
”Nuk e konsideroj këtë çështje si skandal”, bëri të ditur kardinali Domenico Calcagno, kreu i ASPA-s duke saktësuar se nuk ka asnjë arsye për të bërë hapa pas në lidhje me marrëveshjen e arritur në përputhje të plotë ligjore.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...