Kjo është arsyeja e rrënimit të shtëpisë së lindjes së Hitlerit

17 Tetor 2016 - 18:17      

Shtëpia e lindjes së Adolf Hitlerit në Braunau do të shkatërrohet për ta parandaluar që të bëhet “një vend i shenjtë i neonazistëve”, bëri të ditur sot ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Wolfgang Sobotka.

“Shtëpia e Hitlerit do të shkatërrohet. Mund t’i mbesin themelet, por në të do të ndërtohet një ndërtesë e re. Ai objekt do të shfrytëzohet për qëllime humanitare ose do ta shfrytëzojnë autoritetet lokale”, ka thënë Sobotka, njofton AFP.

Qeveria austriake ka marrë vendim që ta marrin pronësinë e shtëpisë së Hitlerit.

Idenë e Sobotkës për rrënimin e shtëpisë së Hitlerit në Braunau e ka përkrahur bashkësia e hebrenjve në Austri.

Shtëpia gjendet në afërsi të sheshit kryesor, ndërsa Hitleri i kaloi në të tri vjet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...