16 Tetor 2016 - 08:13
I njohur si Korridori Wakhan, ku përafërsisht 12.000 fshatarë jetojnë në një lartësi prej 4.500 metrash, ky rajon është i përbërë nga një terren i ashpër dhe i shkretë.
Popullata e Wakhit zhvillon jetesë të thjeshtë, të relaksuar, bashkë me bagëtitë dhe me fare pak lukse, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Në këtë vend, disa familje as që janë në dijeni për faktin se talebanët madje kanë ardhur në pushtet në vendin e tyre apo se ushtria amerikane i ka pushtuar ndonjëherë.
Ky rajon së fundmi është inkurajuar nga Qeveria afgane që të joshë turistë nga bota perëndimore, të cilët janë të interesuar për aventura. Por për të vizituar rajone të tilla, të interesuarit duhet të udhëtojnë nëpër një atmosferë të tensionuar afgane, të kalojnë nëpër kontrolle kufitare dhe të voziten nëpër rrugë primitive të ndërtuara më shumë se gjysmë shekulli më parë.
Fotoreporteri francez, Eric Lafforgue, i vizitoi këto toka pak të njohura në gusht të këtij viti për të kuptuar lëvizjet e tyre në turizëm dhe për t’i takuar afganët e harruar nga koha... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...