I mbijetuari rrëfen për 28 orët e tmerrit i vetëm në oqean

15 Tetor 2016 - 10:26      

Kur Brett Archibald ra nga kuverta e anijes shkaku i një stuhie të fuqishme në Oqeanin Indian, mendonte se do të vdiste. Për më shumë se 28 orë ai ishte i vetmuar në det dhe vazhdimisht ndiqej nga një peshkaqen. Ndërsa pulëbardhat donin t’ia nxirrnin sytë. Ky është rrëfimi i tij.

“Shikova teksa dritat e anijes u zhdukën. Bërtita, bërtita me tërë fuqinë që kisha, por e kuptova se ata nuk do të më dëgjonin”, thotë Archibald.

Brett Archibald kujton momentin kur mendoi se jeta e tij përfundoi. Në ora 2:30 të datës 17 prill 2013, në mesin e stuhisë, ai nuk shihte asgjë nga errësira dhe shiu i madh.

Ai ishte në pushim me nëntë shokët e tij, por ishte helmuar me ushqim gjatë një udhëtimi dhjetë orësh në ujërat e njohur si Mentawai Streit në Sumatran Perëndimore.

Kishte shkuar në një kënd të anijes për t’u këndellur nga helmimi, por atij i kishte rënë të fikët. Kur u zgjua, ishte në ujë – anija tashmë ishte 10 ose 15 metra larg tij.

“Notova me tërë fuqinë që kisha, por nuk kisha shanse ta arrijë anijen”, thotë ai për BBC-në.

Brett, atëherë 50-vjeçar, kujton se kishte rënë në shok total. Kurrë nuk i kishte shkuar ndërmend se do të binte nga anija.

Derisa anija vazhdonte të largohej ai kujton se shikonte qiellin dhe qante. Zëri vinte brenda tij.

“Mendoja se ishte një hienë në ujë – qesha me zë të lartë. Shikova përreth dhe vetëm unë isha aty. Ishte një zë i çmendur që dilte nga fyti im dhe ishte e tmerrshme”.

Për 28 orët e ardhshme Bredd ishte i vetëm në ujë, por i vendosur që të mbijetonte. Si surfist dhe notar i mirë, e dinte se duhej të merrte frymë thellë dhe të notonte me valët. U lodh duke notuar dhe filloi të kishte halucinacione, por një seri e kujtimeve të mira i ndihmuan atij që të mbeste gjallë, transmeton Koha.net.

Me rrobat që kishte krijoi një lloj jeleku, i cili ia mundësoi që koka të mbeste mbi ujë. Por derisa i humbi energjitë, atë e zuri gjumi, për t’u zgjuar nga çukitja e pulëbardhave.

“Kjo gjëja më goditi prapa kokës”, thotë ai. “Kur ngrita pak kokën papritmas erdhi një pulëbardhë dhe më kafshoi në hundë. E ndjeja gjakun që më rridhte. Ishte sikur të goditesha nga një shop i bejsbollit.

“Papritur mendova: ‘Ta kap ndonjërën dhe ta ha’”.

Brett pas 15 orëve në ujë – u godit nga diçka në trupin e tij. Fillimisht kishte menduar se është një peshk i madh, por pastaj e pa se ishte një peshkaqen.

“Më dukej sa një autobus i kuq në Londër”, kujton Brett. “Fillimisht mendoja se do të më hante, dhe lutesha që këtë ta bënte shpejt, por e kuptova se ishte peshkaqen me bisht të zi. Ata nuk përbënin kërcënim për njerëzit”.

Ai kaloi edhe 13 orë tjera para se të gjendej, rreth 20 kilometra larg vendit ku kishte rënë, transmeton Koha.net. Shokët lajmëruan ekipet e shpëtimit të nesërmen, kur e panë se ai mungonte për kafjall.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...