Ndryshon perceptimi për madhësinë e universit

14 Tetor 2016 - 23:06      

Një zbulim i fundit, tregon edhe një herë, se shkencëtarët kanë pasur një perceptim të ndryshëm për madhësinë e universit.

Një ekip astronomësh njoftoi të enjten se universi mund të jetë 10, madje edhe 20 herë më i madh nga sa mendohej më parë dhe se ai përmban 1 trilion, apo 2 trilionë galaktika.

Një profesor i astrofizikës në Universitetin e Notingamit në Angli, udhëhoqi ekipin që solli idenë marramendëse se në universin tonë ka rreth 2 trilionë galaktika.

Profesor Christopher Conselice thotë se kjo shifër është sa dhjetëfishi i asaj që mendonin më parë shkencëtarët.

Shkencëtarët e bazojnë përfundimin e tyre te vëzhgimet e Teleskopit Hubble të Hapësirës dhe të observatorëve të tjerë që ndodhen në Tokë, të cilat ata i shndërruan në imazhe tre-dimensionale dhe i studiuan, duke përdorur modele të reja matematike.

“Është me të vërtetë magjepsëse ideja se më tepër se 90 për qind e galaktikave të universit ende janë të panjohura”, tha prof. Conselice. “Kush e di se çfarë vetish interesante do të gjejmë kur t'i zbulojmë këto galaktika me teleskopët e së ardhmes!”.

Shkencëtarët kanë pasur dyshime lidhur me numrin e galaktikave që ndodhen në kozmos, të paktën që nga koha kur astronomi amerikan Edwin Hubble zbuloi në vitin 1924 se Andromeda, një galaktikë fqinjë nuk ishte pjesë e galaktikës sonë, të njohur si “Rruga e qumështit”./VoA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...