Blerësi i ngathët shkatërron 4 televizorë të ri me vlerë mbi 5 mijë euro [video]

14 Tetor 2016 - 13:22      

Në këtë video, të postuar nga dyqani, shihet një blerës i ngathët i cili aksidentalisht shkatërron katër televizorë të rinj të stërmëdhenj me vlerë mbi 5 mijë euro, transmeton koha.net.

Konsumatori është kapur nga kamerat CCTV duke rrëzuar televizor të modelit më të ri të Panasonic e Samsung në një dyqan në As Austell, Cornwall të Mbretërisë së Bashkuar.

Blerësi shihet duke i hedhur një sy një televizori të shfaqur në hyrje të dyqanit, por kur përkulet poshtë, ai aksidentalisht rrëzon një TV i cili pastaj godet tjetrin, dhe duke u zmbrapsur nga pas ai godet edhe dy të tjerë, transmeton koha.net.

Asistent menaxheri i dyqanit, Mile Collins ka thënë për MailOnile: “Ishte shumë shokuese për ne, dhe kemi humbur shumë nga ky aksident”.

“TV janë të siguruara dhe ne kemi dërguar ata prapa, për ti riparuar dhe të shikojmë se sa shumë dëme u janë shkaktuar atyre. Janë në pyetje shumë para, secili kushton më shumë se 1 mijë euro”, ka shtuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...