14 Tetor 2016 - 12:06
Salihaj, albanolog, e ka quajtur “ekskluzive” faktin se diku mes këtyre dy shteteve është një popull i quajtur kalash, që përdor fjalët shqipe.
“Ky popull ka përdorim të fjalëve shqipe, pra flasin gjuhën ilire e në kohët e fundit kanë dalë në pah disa fjalë të reja e që do të kenë ndikim në aspektin historik të zhvillimit të shqiptarëve që nga ilirët e deri më sot. Ky popull që luftoi në hapësirat e larta të Afganistanit dhe Pakistanit nuk u kthye asnjëherë dhe u martuan me gra vendase”, ka thënë Salihaj.
“Ata jetojnë në tre vendbanime që quhen Bamira, Balta dhe Hunëza janë fjalë që shihet qartë që janë shqipe. Në Bamira është një panoramë fantastike, Balta një liqe fantastik. Ushtarët e Aleksandrit të Madh dhe vetë Aleksandri ishin ‘Ilir’ dhe instrumentet muzikore që përdorin sot janë krejt të njëjta me tonat. Ata janë ilirë dhe ne jemi pasardhësit e tyre dhe është një tok-fjalësh që në përdorim edhe sot”, ka thënë deputeti i LDK-së.
Sipas tij të rinjtë në këtë vend në ditën e dasmës së tyre betohen në gjuhën shqipe duke thënë: “Derisa të vdes, besa-besë”, transmeton Koha.net.
“Ky tipar i shqiptarëve ka dalë që nga koha ilire dhe e kanë ruajtur deri më sot. Dhe betimi që bëhet sot në kishë e ka origjinën nga populli ilir. Është me rëndësi që ky popull që është ndarë para mijëra vjetësh asnjëherë nuk ka pasur kontakte me ne dhe nuk ka ndryshuar. Unë kam pasur video kur dëgjohen këto fjalë. Besa-besë derisa të vdes. Kanë të gjitha simbolet ilire që kemi trashëguar ne sot. Ata kanë edhe qenin ilir, pra qenin e Sharrit, ka thënë deputeti i LDK-së Salihaj, i cili më herë ishte ndarë nga LDK për t’u bashkuar me LDD-në e Dacit.
Duhet thënë se të gjitha këto “zbulime” të Salihajt të bëra sipas “teorisë së gjasave”, kanë qenë të trajtuara edhe më herët në periodikun tonë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...